PDK-ja: Qeveria ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara, mbrojtja e UÇK-së duhet të jetë prioritet

30 shtator 2026 | 12:13

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Qeveria ta dërgojë për miratim në Kuvend, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se si GP i PDK-së këtë e kërkuan edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, sepse kjo çështje është prioritet dhe emergjencë kombëtare.

“Si PDK e kemi dëshmuar me veprime se nuk bëhemi pengesë për funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, edhe është krejtësisht e padrejtë që të simulojmë normalitet përballë një çështjeje që kërkon veprim urgjent nga shteti. Për PDK-në Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në funksion të mbrojtjes së UÇK-së duhet të jetë prioritet mbi prioritete”, tha ajo.

Deliu Kodra shprehu indinjatën që sot në Kuvend janë sjellë një mori projektligjesh me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që Qeveria i ka diskutuar 35 pika të ndryshme, e Projektligji për Dhomat e Specializuara vazhdon të mbesë në sirtar dhe i patrajtuar.

“Për këtë Projektligj për Dhomat e Specializuara na thuhet që po kërkohet ekspertizë dhe po zvarritet procedimi i tij. Për PDK-në, kjo është e papranueshme. Kuvendi i Kosovës me votë unanime të 99 deputetëve e shprehu vullnetin për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Tani ky vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, shtoi ajo.

PDK-ja edhe një herë i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministres së Drejtësisë që ta procedojnë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se…