Lushi: Ekziston mundësia reale për unifikimin nacional të shqiptarëve, Kurti e ka përgjegjësinë më të madhe
Veprimtari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka thënë se ekziston një mundësi reale për unifikimin nacional të shqiptarëve pas vendimit të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lushi ka vlerësuar se ky zhvillim përbën një test për klasën politike shqiptare, duke theksuar se dështimi në këtë proces, sipas tij, do të kishte pasoja të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.
“Ekziston mundësi reale e unifikimit nacional të shqiptarëve pas goditjes së krejt kombit shqiptar nga vendimi politik i qarqeve kontrolluese përmes Speciales. Ky është test i pjekurisë së kastave politike shqiptare. Nëse nuk kalohet ky provim, pasojat do të jenë të tmerrshme për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar kudo”, ka shkruar Lushi.
Ai ka thënë se përgjegjësinë më të madhe për këtë proces e ka, sipas tij, kryeministri Albin Kurti.
“Shqiptari që ka përgjegjësinë më të madhe për kalimin e këtij testi e ka emrin Albin Kurti. Ai do të jetë fituesi më i madh po ashtu nëse kalojmë testin. Prandaj Kurti duhet të tejkalojë subjektivizmin dhe të udhëheqë procesin e përgatitjeve deri në kalimin e testit”, ka shkruar Lushi, duke paralajmëruar pasoja politike dhe historike nëse Kurti, sipas tij, refuzon të udhëheqë këtë proces.
“Nëse Kurti taktizon dhe refuzon, kombi shqiptar dhe historia do të veprojnë ashpër”, ka shkruar Lushi.



