Protesta “Jo në emrin tim”, Ermal Fejzullahu: UÇK-ja është kujtesa që bashkon popullin tonë

30 shtator 2026 | 21:46

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sonte në sheshet e Prishtinës, në natën e 15-të të protestës me moton “Jo në emrin tim”.

Masës me një fjalim iu drejtua edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Fejzullahu u shpreh se UÇK-ja është kujtesa që bashkon popullin tonë.

“UÇK, është kujtesa që bashkon popullin tonë, është liria për të cilën u sakrifikua aq shumë. UÇK, janë çlirimtarët që i kemi prapa në fotografi”, u shpreh Fejzullahu para të pranishmëve.

“Nuk kam ardhur të flas në emër të asnjë partie, kam ardhur si një artist dhe si një qytetar i këtij vendi dhe mbi të gjitha si një shqiptar. Ne mund të kemi mendime të ndryshme për shumë gjëra, por jemi këtu për diçka që na bashkon dhe ajo që na bashkon është UÇK-ja”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në natën e 15-të të protestës në sheshin “Skënderbeu” në…