Trumpi, Iranit: Ka ardhur koha për një marrëveshje ose do t’ju hedhim në erë
01 tetor 2026
| 08:15
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka ardhur momenti që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të arrijnë një marrëveshje ose konflikti të përshkallëzohet.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se si e sheh të mundur arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, ndërsa i cilësoi udhëheqësit iranianë si “të çmendur”, Trump tha se ekzistojnë dy mundësi.
“Ka ardhur koha. Ose t’i hedhim në erë ose arrijmë një marrëveshje. Por ka ardhur koha”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi se situata pritet të marrë fund shumë shpejt, “në një mënyrë ose në tjetrën”.



