Haradinaj: Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi

01 tetor 2026 | 17:52

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas marshimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë, në kuadër të protestave me thirrjen “Jo në emrin tim”.

Haradinaj ka thënë se qytetarët po vazhdojnë të dalin në sheshe për të kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

“Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi. Edhe sot nga Prishtina marshuam duke kërkuar Liri për Çlirimtarët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falënderuar shqiptarët në Kosovë dhe në mërgatë për mbështetjen, duke u shprehur mirënjohës ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, vendimit të Hagës po i përgjigjen me mesazhin “Jo në emrin tim”.

“Faleminderit gjithë shqiptarëve anembanë botës. Faleminderit secilit që vendimit të Hagës po i përgjigjet me: JO NË EMRIN TIM! Rroftë UÇK!”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tashmë ka përfunduar protesta në Prishtinë, e zhvilluar kundër dënimit…