“Tetori Rozë”, Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike

02 tetor 2026 | 08:49

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të marrin pjesë në aktivitetin për shpërndarjen e pakove onkologjike.

Aktiviteti do të zhvillohet në orën 11:30, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori Rozë”.

Përmes këtij aktiviteti synohet të përcillet mesazhi për rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe kujdesit shëndetësor për gratë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet…