Rusia godet ndërtesën 25-katëshe në Kiev

02 tetor 2026 | 08:50

Një sulm rus gjatë natës ka goditur Kievin, duke dëmtuar një ndërtesë 25-katëshe banimi në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit ukrainas.

Sipas autoriteteve lokale, në pjesët e sipërme të ndërtesës është shkaktuar zjarr, ndërsa ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit.

Sulmi ka shkaktuar gjithashtu dëme në infrastrukturën e qytetit, raportojnë mediat ukrainase.

U raportua se Ura Jugore e Kievit u godit sërish, ndërsa qarkullimi në disa ura u kufizua përkohësisht për shkak të sulmeve gjatë natës.

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të vlerësojnë dëmet dhe pasojat e sulmit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në zonat e prekura.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…