Gazetari: Eli Fara ka denoncuar Adi Hilën në polici – tashmë nuk ka justifikim që organet të mos veprojnë

02 tetor 2026 | 11:00

Gazetari Andi Vrapi ka bërë të ditur se këngëtarja Eli Fara ka bërë denoncim zyrtar në polici ndaj kompozitorit Adi Hila.

Vrapi e ka bërë këtë deklaratë të enjten, i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke u thirrur në burime brenda Policisë.

Sipas tij, denoncimi tashmë është regjistruar dhe, për këtë arsye, organet kompetente nuk kanë më arsye për të mos ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Burime brenda policisë sot në mëngjes kur po shkruheshim kanë treguar që në fakt Eli Fara e ka marrë guximin dhe ka bërë një denoncim në polici”, tha Vrapi.

Ai shtoi se tashmë, sipas tij, autoritetet duhet ta kryejnë punën e tyre.

“Kam përshtypjen tashmë nuk ka më asnjë justifikim nga organet kompetente që të bëjnë asgjë më pak e asgjë më shumë se punën e tyre”, u shpreh gazetari.

Vrapi foli edhe për gratë e përfshira në rast, duke kërkuar më shumë empati nga shoqëria dhe duke thënë se ato nuk u kanë borxh publikut deklarata apo shpjegime.

“Unë mendoj që zonjat në fakt, zonjat në fjalë të gjitha, jo vetëm dy zonjat e njohura, nuk na kanë neve borxh asnjë deklaratë publike apo një shpjegim”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar…