Filloi zbatimi i premtimit të kryetarit Latifi për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe
400 fëmijë që marrin edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor. Kështu ka bërë me dije kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Një masë konkrete që sjell më shumë siguri për fëmijët dhe më shumë qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje. Së bashku me drejtorin e DKA-së, z. Muhamet Morina dhe drejtoreshën e çerdhes ‘Tulipanët’, znj. Brikena Osa, sot inauguruam edhe renovimin e plotë të çerdhes “Tulipanët” në Rahovec, duke vazhduar investimet në hapësirat ku fëmijët tanë rriten dhe edukohen. Fëmijëria kërkon kujdes të veçantë, ndërsa prindërit meritojnë sigurinë se fëmijët e tyre janë të mbrojtur. Ky është standardi që po ndërtojmë në Rahovec: më shumë kujdes, më shumë siguri dhe më shumë investime për fëmijët tanë”, ka thënë kryetari Latifi.



