Pritja në Nju-Jork, Milatoviqi publikon fotografinë me Trumpi, e fton për vizitë në Mal të Zi, ia përmend edhe golfin

02 tetor 2026 | 12:00

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që është mbajtur në Nju-Jork.

Milatoviqi ka thënë se e ka ftuar homologun amerikan për një vizitë në vendin e tij, duke thënë se mund të luajë një raund golfi, sporti i preferuar i Trumpit, me pamje nga gjiret më të bukura të Evropës.

“Me këtë rast, e ftova atë të vizitojë Malin e Zi dhe të luajë një raund golfi me pamje nga një prej gjireve më të bukura në Evropë. Në qershor, në Mal të Zi pritëm liderë evropianë, të cilët nuk e fshehën entuziazmin e tyre për bukuritë e vendit tonë. Vizita e presidentit Trump do të kishte një rëndësi të veçantë dhe do të ishte historike, pasi ai do të ishte presidenti i parë amerikan që do të vizitonte Malin e Zi”, ka shkruar Milatoviqi në platformën “X”.

Milatoviqi ka thënë se vizita potenciale e Trumpit “do të ishte një tjetër mundësi për të treguar më të mirën që ka Mali i Zi, por edhe për të forcuar më tej miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për përdorim…