NDERIM E MIRËNJOHJE PËR KOMANDANTIN AHMET ISUFI NË 65-VJETORIN E DITËLINDJES
Ismet Sylejmani
Momente solemne gjatë dorëzimit të dhuratës dhe mbajtjes së fjalës përshëndetëse e të urimit, me rastin e 65-vjetorit të ditëlindjes së Ahmet Isufit, Komandantit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, në restorantin Melaverde në Dragancë!
Ishte një çast i veçantë nderimi, respekti dhe kujtimesh për vitet e luftës së armatosur çlirimtare për liri, për Dëshmorët e Kombit, për shokët e bashkëluftëtarët dhe për gjithçka që na bashkoi në rrugën e shërbimit ndaj popullit, Atdheut dhe Kombit!
Kjo dhuratë, me fotografitë e ditës kur u mbajt mitingu i madh popullor më 24 Qershor 1999 në Gjilan, pasqyron çastin historik kur Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi, iu drejtua popullit të Gjilanit dhe e deklaroi Qytetin dhe Zonën Operative të Karadakut të çliruar nga Serbia pushtuese!
Dhurata është e shoqëruar me Informatën time dhënë TVSH-së, e cila bartë mirënjohjen time të sinqertë për Komandantin, por edhe të Vëllait tim, Xhevdet Sylejmanit, luftëtar e ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i mbrojtjes së afërt të Komandantit të Zonës!
Ajo mishëron edhe lidhjen e çmuar të krijuar në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë!
Si bashkëluftëtar dhe Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, pata nderin që fjalën dhe informacionet e luftës tonë për liri e çlirim të ia përcillja popullit dhe Kombit shqiptar!
Sot, këto kujtime i rikthejmë me krenari dhe me përulje para veprës së dëshmorëve, të cilët mbeten themeli i lirisë, çlirimit dhe Pavarësisë tonë nga Serbia pushtuese!
Në fjalën time i urova shëndet, jetë të gjatë e 💯 vite të lumtura, gëzim e mbarësi pranë familjes, shokëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve!
Me respekt e mirënjohje të përhershme,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Tetor 2026!





