Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë dhe ta kalojë Ligjin në lexim të parë

03 tetor 2026 | 10:50

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të nisë menjëherë procedurat për shqyrtimin e një ligji, duke vendosur si afat orën 12:00.

Musliu, përmes një postimi, ka thënë se deri në këtë orë ligji duhet të trajtohet në të gjitha komisionet përkatëse dhe të kalojë në lexim të parë.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë më zvarritje, arsyetime apo, siç i ka quajtur, kalkulime politike.

“Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces”, ka shkruar Musliu.

“Ora po ecën. Tash është radha e Kuvendit të veprojë”, ka përfunduar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje…