Kuçi, deputetëve: Zhbëjeni sot Gjykatën Speciale, që nesër ajo të mos e zhbëjë Republikën tonë – Kosovën

03 tetor 2026 | 12:16

Ish-kryetari i Junikut, njëherësh, avokat, Agron Kuçi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprime lidhur me Gjykatën Speciale.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuçi u ka kërkuar deputetëve që, siç shprehet ai, “ta zhbëjnë sot Gjykatën Speciale”, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për Republikën e Kosovës.

“ZHBËJENI SOT GJYKATËN SPECIALE, QË NESËR AJO TË MOS E ZHBËJË REPUBLIKËN TONË TË DASHUR – KOSOVËN!”, ka shkruar Kuçi.

Ai u është drejtuar deputetëve duke u thënë se ata përfaqësojnë popullin e Kosovës dhe një shtet të ndërtuar mbi sakrificë, luftë, liri dhe përpjekje për pavarësi.

“Sot nuk ju flet një parti. Nuk ju flet një interes politik. Sot ju flet Kosova”, ka shkruar ai.

Kuçi ka theksuar se deputetët duhet të marrin vendim duke pasur parasysh, sipas tij, amanetin e atyre që ranë për lirinë, dinjitetin e atyre që luftuan dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve që u dhanë votën.

“Mos e lini për nesër atë që historia mund t’ju kërkojë llogari pse nuk e bëtë sot”, ka deklaruar Kuçi.

Në fund, ai ka bërë thirrje që Republika të vendoset mbi çdo interes tjetër.

Reagimi i tij i plotë:

“Për Kosovën. Për lirinë. Për dinjitetin. Për historinë. Për Republikën. Për brezat që do të vijnë. Zhbëjeni sot, që Kosova të jetë nesër!”, ka shkruar ai.

ZHBËJENI SOT GJYKATËN SPECIALE, QË NESËR AJO TË MOS E ZHBËJË REPUBLIKËN TONË TË DASHUR – KOSOVËN!

Të nderuar Deputetë dhe Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Ju përfaqësoni Popullin e Republikës së Kosovës dhe një shtet të ndërtuar mbi sakrificë, luftë, liri dhe përpjekje të pandërprerë për pavarësi.

Sot nuk ju flet një parti.
Nuk ju flet një interes politik.
Sot ju flet Kosova.

Ju flet amaneti i atyre që ranë për lirinë.
Ju flet dinjiteti i atyre që luftuan për Atdheun.
Ju flet ndërgjegjja e Popullit që ju dhanë votën.

Mos e lini për nesër atë që historia mund t’ju kërkojë llogari pse nuk e bëtë sot.

Në këtë moment vendimtar, ngrijeni zërin, tregoni guximin dhe vendoseni Republikën mbi çdo interes tjetër.

Për Kosovën.
Për lirinë.
Për dinjitetin.
Për historinë.
Për Republikën.
Për brezat që do të vijnë.

Zhbëjeni sot, që Kosova të jetë nesër!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në…