Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00

03 tetor 2026 | 21:26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryesia e kësaj partie do të mblidhen nesër në një takim të përbashkët.

Mbledhja do të zhvillohet nga ora 14:00 në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.

Kjo mbledhje e strukturave drejtuese të opozitës vjen menjëherë pas bisedimeve që kryetari Bedri Hamza ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Në keto takime Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit, gjë e cila nuk është pranuar nga kreu i PDK Hamza.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin…