“Kemi shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi presidente të re, lajmi më i gëzuar
07 tetor 2026
| 17:12
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Kurti ka thënë se tash ka shumë punë dhe projekte përpara, ndërsa zgjedhjen e Shiroka-Pulës presidente e ka quajtur lajmin më të gëzuar.
“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe aso që kanë nisur më herët, edhe aso që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”, ka thënë Kurti.



