Azem Syla, Xhavit Haliti e Sejdi Hoxha vizitojnë familjen e Kadri Veselit në Mitrovicë

07 tetor 2026 | 19:23

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka bërë me dije se sot ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në Mitrovicë, së bashku me Dajën dhe Zekën, të cilët i ka cilësuar si bashkëveprimtarë të hershëm të Veselit.

Hoxha ka thënë se ata që kanë qëndruar së bashku në ditët më të vështira për Kosovën vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë familjes së shokut të tyre.

Ai ka shprehur bindjen për pafajësinë e Kadri Veselit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke thënë se pret ditën kur ata do të rikthehen në Kosovë.

“Deri atëherë, familjet e tyre nuk do të jenë vetëm”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Reshat Haxhismajli B.I shpall të humbur nunrin Unik Identifikues: 810221531…