Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

07 tetor 2026 | 20:02

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehu se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky moment siç u shpreh ai, mbetet i paplotë për sa kohë dy nga protestuesit tanë po mbahen ende larg familjeve të tyre.

Ai deklaroi se gjatë ditëve të protestës, u ndaluan dy qytetarë, të cilët janë edhe veteranë të UÇK-së.

“Dalja e tyre në shesh nuk ishte asgjë më shumë se një shprehje e natyrshme për të mbrojtur historinë dhe vlerat për të cilat dikur ishin të gatshëm të jepnin jetën. Nuk është as e drejtë dhe as njerëzore që ata të trajtohen me masa kaq të ashpra nga shteti i tyre, vetëm pse ngritën zërin për dinjitetin e kombit”.

Ai ka kërkuar lirimin e tyre, derisa është shprehur se ata burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre.

“I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë. Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka përshëndetur…