Capital T (Truekapo) paralajmëron turneun botëror: “Një turn që na bashkon në çdo cep të botës”

07 tetor 2026 | 20:45

Këngëtari shqiptar Capital T (Truekapo)  ka paralajmëruar një projekt të ri të rëndësishëm në karrierën e tij – një turne Worldwide në vitin 2027, që synon ta çojë muzikën dhe kulturën shqiptare në skena të ndryshme anembanë botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga performanca e tij në fillim të këtij muaji në Berat, e vetme për këtë vit: “Wine & Stories of Berat”, shoqëruar me këtë mesazh:

“Një turne World Wide. Një tour që na bashkon në çdo cep të botës si kundërpërgjigje ndaj atyre që dojnë me na përça dhe duke përfaqësu potencialin dhe identitetin tonë përmes artit e kulturës shqipe”, shkruan Truekapo.

Me këtë nismë, artisti synon që përmes muzikës të përcjellë identitetin, kulturën dhe potencialin shqiptar, duke i bashkuar shqiptarët edhe përtej kufijve.

Turneu pritet të sjellë performanca në vende të ndryshme, ndërsa detajet rreth qyteteve, datave dhe koncerteve pritet të bëhen të ditura më tej.

Në një bashkëbisedim të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka treguar se vendimi për të pauzuar lidhet edhe me nevojën për të parë më nga afër rrugëtimin e tij dhe për të menduar për të ardhmen.

“Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon”, ka thënë ai.

Truekapo ka folur edhe për albumin e tij, duke theksuar se ai nuk e sheh si një vazhdim të thjeshtë të punëve të mëparshme.

“Një album që për mua nuk është thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prekur më parë. Të tregoj perspektivën e njeriut që jam sot, pas gjithë këtyre viteve, jo vetëm artistin që publiku e njeh deri tani”, ka deklaruar ai.

Duke kujtuar 20 vjetët e tij në muzikë, artisti e ka cilësuar këtë periudhë si një “time capsule”, duke thënë se gjatë këtyre viteve kanë ndryshuar skena, ide, rrjete dhe mënyra e funksionimit të industrisë.

Ai ka theksuar se gjithmonë ka dashur të shtyjë kufijtë dhe të krijojë trende, ndërsa sot e sheh zhvillimin e industrisë dhe koncertet e mëdha jo si konkurrencë, por si diçka që e gëzon.

“Dhe sot, kur shoh pothuajse të gjithë industrinë duke u kthyer drejt koncerteve të mëdha, produksioneve serioze dhe performancave live, nuk e shoh si konkurrencë. Përkundrazi. It makes my heart warm”, ka thënë Truekapo.

Në fund, ai ka zbuluar se pauza nga skena mund të ketë qenë e nevojshme për të rikujtuar lidhjen e tij me muzikën dhe publikun.

“Ndoshta kjo pauzë u dasht me ndodh pikërisht për këtë arsye: që ta kujtoj sa shumë e du skenën, e sa shumë du me kanë afër me ju, për me nda momente të mira e të vështira përmes muzikës që na bashkon”, ka shkruar Capital T.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të protestave që po organizohen në vende të…