Remi: UÇK-ja arriti ta ruante pastërtinë e saj morale
Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, ka vlerësuar lart rolin dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke veçuar edhe figurën e komandantit Zahir Pajaziti si një prej shembujve të guximit dhe vendosmërisë së luftëtarëve të UÇK-së.
Në një shkrim kushtuar UÇK-së dhe trashëgimisë së saj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka theksuar se, sipas tij, organizata arriti të ruante atë që ai e konsideron si “pastërtinë morale dhe organizative”.
“UÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka përmendur edhe vlerësimet që, sipas tij, i janë bërë UÇK-së nga analistë ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si një prej formacioneve kryengritëse më të suksesshme në historinë moderne.
Postimi i tij i plotë:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Trashëgimia e Saj
UÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes.
Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar UÇK-në si një nga formacionet më të suksesshme kryengritëse në historinë moderne.
Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria.
Komandanti Zahir Pajaziti qëndron si shembull i heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë.



