Endricku zgjedh Milanin, gati huazimi në janar
08 tetor 2026
| 16:40
Endricku ka dhënë dritën jeshile për një transferim të mundshëm te Milani në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi brazilian po luan shumë pak te Real Madridi dhe dëshiron të largohet për të fituar më shumë minuta në fushë.
20-vjeçari ka luajtur vetëm katër minuta këtë sezon, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar te Lyoni, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 21 ndeshje.
Milani e ka kërkuar Endrickun edhe gjatë afatit kalimtar të verës dhe tani synon ta marrë brazilianin në huazim për pjesën e dytë të sezonit.
Për sulmuesin kanë shfaqur interesim edhe Roma dhe Aston Villa.
Endricku mësohet se e preferon kalimin te Milani, por vendimi përfundimtar do të varet nga Real Madridi dhe trajneri José Mourinho.



