Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

11 tetor 2026 | 12:14

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që diskutimi publik të përqendrohet te kushtet me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre.

Në një postim në “Facebook”, Ramadani ka pyetur nëse stacionet policore kanë fotokopje, nëse policët kanë uniforma të mjaftueshme dhe pajisje individuale të domosdoshme, si dhe nëse kanë vetura funksionale për patrullim.

“Hajde flasim për kushtet reale të policëve së pari! Në këtë periudhë është e nevojshme të flasim se a kanë fotokopje në stacionet policore, a kanë uniforma mjaftueshëm policët, a kanë pajisje individuale të domosdoshme, a kanë vetura funksionale, pse komunat duhet t’i huazojnë vetura policëve për patrullim, qysh shkojnë policët në punë apo duhet të shkojnë me autostop! Kjo është thirrje që fokusi dhe diskutimi të jenë për kushtet reale dhe mjaft të rënda me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre”, shkroi Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
15 prilli i vitit 1936 është ndoshta data që i…