Shqipëria në krah të Arabisë Saudite, Hoxha: Shënjestrimi i civilëve, i pajustifikueshëm
11 tetor 2026
| 12:17
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar pas sulmit të fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite.
Hoxha ka dënuar ashpër aktin, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe autoritetet saudite.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Hoxha thekson se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen dhe se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite”, ka shkruar ministri Hoxha.



