Haradinaj shpreh ngushëllime për familjet Lokaj, Binakaj dhe Dinaj

11 tetor 2026 | 12:46

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet Lokaj, Binakaj dhe Dinaj, pas ndarjes nga jeta të familjarëve të tyre.

Haradinaj ka bërë të ditur se ka qëndruar pranë familjes Lokaj, pas vdekjes së bacës Dervish Shaban Lokaj, babait të një dëshmori, ndërsa në Dranoc ka shprehur ngushëllime për familjen Binakaj, pas vdekjes së Metë Binakajt.

Po ashtu, së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë, ai ka bërë homazhe te varri i bashkëluftëtarit Haxhi Dinaj, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Në një postim, Haradinaj ka theksuar se në ditët e dhimbjes duhet të qëndrohet pranë familjeve dhe të ndahet me to pikëllimi për humbjen e më të dashurve.

“U prehshin në paqe! Ngushëllime familjeve Lokaj, Binakaj dhe Dinaj”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një 52-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit…