Ambasada amerikane uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës
12 tetor 2026
| 10:05
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka-Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.
Në një njoftim, Ambasada amerikane ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Ndër prioritetet e përmendura janë paqja dhe stabiliteti rajonal, si dhe prosperiteti i ndërsjellë.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Justina Shiroka-Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.



