Raportohet se policia ka gjetur veturën e burrit që dyshohet se vrau të birin në Gjilan
12 tetor 2026
| 11:28
Raportohet se është gjetur vetura e Remzi Arifit, i cili dyshohet se privoi nga jeta të birin e tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Sipas Klan Kosovës, automjeti i të dyshuarit është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë.
Të dielën, Remzi Arifi dyshohet se vrau djalin e tij 29-vjeçar dhe menjëherë pas incidentit është larguar nga vendngjarja.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa njësitë përkatëse po vazhdojnë kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.



