Prej më shumë se dy dekadash kaloi xhungla, shkretëtira dhe dete, por ende nuk ka mbërritur në shtëpi…Çfarë ka ndodhur me fatin e Karl Bushby?

12 tetor 2026 | 11:49

Një udhëtim që nisi në vitin 1998, kur ishte vetëm 29 vjeç, po shkon drejt fundit pas plot 28 vitesh. Aventurieri britanik Karl Bushby, sot 57 vjeç, është rikthyer më në fund në tokën britanike, pasi ka përshkuar rreth 50 mijë kilometra në 29 vende të botës, duke sfiduar kufijtë fizikë dhe kushtet ekstreme të natyrës. Bushby u nis me dy rregulla të panegociueshme: të mos përdorte asnjë mjet transporti për të përparuar në itinerarin e tij dhe të mos kthehej në shtëpi pa e përfunduar udhëtimin me forcat e veta.

Gjatë këtyre viteve, aventurieri ka kaluar xhungla, shkretëtira dhe zona me kushte të vështira atmosferike. Ndër sfidat më të jashtëzakonshme ishte kalimi i Ngushticës së Beringut, e mbuluar nga akulli, si dhe notimi përmes Detit Kaspik. Pas një udhëtimi të gjatë nëpër kontinente, ai arriti të kalojë edhe Kanalin Anglez, duke iu afruar gjithnjë e më shumë destinacionit përfundimtar. Më 5 tetor, Bushby shkeli në tokën britanike për herë të parë pas 28 vitesh larg shtëpisë. Megjithatë, udhëtimi i tij nuk ka përfunduar ende. Atij i duhet të përshkojë edhe rreth 400 kilometra, ose 250 milje, në këmbë, për të mbërritur në shtëpinë e tij në Hull.

Aventurieri shpreson ta përfundojë misionin në fillim të nëntorit, duke mbyllur kështu një udhëtim që ka zgjatur pothuajse tre dekada dhe që e ka çuar nga një botë krejt tjetër drejt epokës së inteligjencës artificiale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Brahim (Ibish) AVDYLI (Lidhur me përmbledhjen "Eshtrat pezull" të poetit…