Premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, por 14 ditë më vonë komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² shtesë dhe penthouse-in e BTP Construction
Më 15 janar 2026, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, premtoi se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënoheshin dhe se lejet e lëshuara në kundërshtim me ligjin do të revokoheshin.
Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen”, kishte shkruar Peci në Facebook.
Megjithatë, vetëm 14 ditë pas këtij paralajmërimi, veprimet e komunës që ai drejton treguan një realitet tjetër. Komuna e Mitrovicës së Jugut, përmes Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, të drejtuar nga Ardian Kavaja, muaj më parë kishte nxjerrë vendim për legalizimin e objektit të kompanisë BTP Construction, i cili kishte mbi 2 mijë metra katrorë më shumë se sipërfaqja e përcaktuar në lejen fillestare të ndërtimit.
Sipas vendimit të siguruar nga rajoni.org, objekti i BTP Construction fillimisht ishte pajisur me leje për bodrum, përdhesë dhe tetë kate, me një sipërfaqe prej 2,119.30 metrash katrorë.
Por, në vend ishte ndërtuar një objekt me bodrum, përdhesë, tetë kate dhe penthouse, me sipërfaqe totale prej 4,127.33 metrash katrorë.

Kjo nënkupton rreth 2,008 metra katrorë ndërtim shtesë përtej sipërfaqes së paraparë në lejen fillestare, përfshirë edhe penthouse-in.



