Konjufca takon homologun Norvegjisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së
13 tetor 2026
| 15:21
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim të shkurtër me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.



