Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë marrëveshjen
13 tetor 2026
| 15:49
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, duke ngritur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vetëmenaxhimit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti po flet për marrëveshjet që, sipas tij, Serbia nuk i ka zbatuar, por nuk po tregon se si do të zbatojë pjesën që lidhet me Asociacionin dhe vetëmenaxhimin e komunitetit serb.
“Kurti po tregon cilën marrëveshje nuk e ka zbatuar Serbia, por nuk po tregon si do ta zbatojë Asociacionin dhe vetëmenaxhimin/autonominë politike territoriale që ua dha pakicës serbe, me Marrëveshjen e Ohrit…”, ka shkruar Tahiri.



