Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen
14 tetor 2026
| 11:12
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen.
Çitaku ka rikujtuar edhe momentin e zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se ajo u zgjodh në këtë post nën brohoritjet “UÇK, UÇK”.
“Jam e bindur që presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen”, është shprehur Çitaku.
Deklarata e saj vjen në kontekstin e diskutimeve për Ligjin për Specialen dhe pritjeve lidhur me qëndrimin që presidentja do të mbajë ndaj tij. /Indeksonline



