Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

14 tetor 2026 | 15:31

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri të Kosovës.

Derisa po bënte kritika për përzgjedhjen e presidentes së re Justina Shiroka Pula me arsyetimin se e njejta është presidente vetëm e LVV-së, tha se zgjedhja e duhur do të ishte Xhavit Haliti nga PDK.

Sipas Berishës Haliti do duhej të propozohej për këtë post, duke e cilësuar atë si një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Xhavit Haliti duhej të propozohej si president, sepse është shtylla kryesore e UÇK-së, ai është U-ja e UÇK-së”, ka deklaruar Berisha në “Kosova Live”.

Video:

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka konsideruar alarmues vendimin…