Haxhiu priti delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

16 tetor 2026 | 11:15

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.

Sipas njoftimit të Haxhiut, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, me fokus në perspektivën e barazisë gjinore dhe përfshirjen e saj në politikat legjislative.

Haxhiu i ka uruar Forumit Ekonomik të Grave dhjetëvjetorin e themelimit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.

Ajo ka theksuar se ekspertiza dhe përvoja e këtij forumi janë të mirëseardhura për Kuvendin, veçanërisht përmes organizimit të trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
18.50 euro më shumë në muaj do të merrnin punëtorët…