Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE-ja: Kosova bën një hap drejt anëtarësimit në SEPA

16 tetor 2026 | 11:24

Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga Kuvendi i Kosovës.

Në njoftimin e BE-së thuhet se me këtë miratim, Kosova shënon një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka theksuar Schuebel.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka…