Rama: Fitore e madhe, Supremja e kthen në pikën zero çështjen e kontratës së kontestuar të NPB-së

16 tetor 2026 | 13:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e ka kthyer në pikën zero çështjen e kontratës së kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), që lidhet me pronën publike në Lakrishte.

Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar këtë vendim si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e pronës publike dhe interesit të qytetarëve të Prishtinës.

Ai ka rikujtuar se procesi është iniciuar dhe zhvilluar në vitin 2021, gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Sipas Ramës, më 27 prill 2021 është marrë vendimi, më 17 maj është nënshkruar kontrata, më 16 gusht është lëshuar leja e ndërtimit, ndërsa më 5 tetor është nënshkruar aneks-kontrata.

Rama ka theksuar se administrata e tij nuk e ka iniciuar, negociuar apo nënshkruar këtë kontratë, por ka marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e pronës publike dhe interesit të qytetarëve.

Ai ka falënderuar Gjykatën Supreme për trajtimin e çështjes, ndërsa ka ftuar organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe mekanizmat e pavarur monitorues që ta përcjellin nga afër procesin e rishqyrtimit të rastit.

Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se Kryeqyteti do t’i shtojë kapacitetet juridike dhe do ta forcojë mbikëqyrjen institucionale, me synimin për të garantuar transparencën, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të 350 punëtorëve të NPB-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takimin e parë të…