Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

16 tetor 2026 | 17:27

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, nga ora 11:00, për të shqyrtuar disa çështje, përfshirë caktimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kuvendit, në rend dite është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Bëhet fjalë për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në rend dite përfshihen edhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Njoftimi i plotë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

II. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  3. Pyetjet parlamentare;
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
  5. Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një çift nga Kina është bërë sensacion në rrjetet sociale,…