Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Shqipëri

17 tetor 2026 | 21:59

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të mëdha dhe tri të tjera në funksion mbështetës.

Dy anijet kryesore i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri anijet e tjera janë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës deri më 20 tetor, kur parashikohet largimi i tyre nga ujërat e gjirit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një incident me kanosje është raportuar të shtunën në Skenderaj,…