Deklarohet Kryeprokuroria pas raportimeve për “arrestime të zyrtarëve”

18 tetor 2026 | 10:42

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që për çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka theksuar se gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat, sipas saj, kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

Për këtë arsye, institucioni u ka bërë thirrje mediave dhe individëve që të shmangin shpërndarjen e informacioneve që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni.

Në deklaratë, Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se Prokurori i Shtetit do të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna…