Presidenti Begaj takim sot me krerët e komuniteteve fetare
18 tetor 2026
| 11:06
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë sot një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend.
Ky zhvillim në agjendën e kreut të shtetit është planifikuar në orën 12:00 të mesditës.
Nuk dihet arsyeja dhe motivi i këtij takimi, në një moment kur kryefjala e gjithë vendit është protesta e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë prej 5 ditësh.



