Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Izraelin
19 tetor 2026
| 09:55
Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë, kanë qenë për vizitë pune në Izrael.
Për këtë ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael.
“Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Izrael shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Përmes takimeve dhe diskutimeve me përfaqësues të institucioneve izraelite, gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për zhvillimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit, inovacionit, teknologjisë dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.



