Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë
Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi punues.
Pos tjerash, ajo foli edhe për përmbajtjen e këtij grupi.
“Po ashtu, do t’ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, zonjën Vlora Çitaku, si anëtare në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore qytetare lidhur me procedurat e afatit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Si kryetare e Kuvendit, unë kam thirrur në vazhdimësi takime me anëtarët e tjerë, çka sapo e deleguam në këtë grup, në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jep kontribut maksimal. Por, po ashtu, natyrisht që do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre profesional në këtë grup. Pra, si vendim e kam mirëpritur dhe vlerësoj që është rruga e duhur në përballjen tonë me këtë proces të rëndë dhe po ashtu të padrejtë”, ka thënë Haxhiu.



