Zv.kryeministrja: Kush sulmon Policinë dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues por dhunues
19 tetor 2026
| 20:36
Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën e ditës së sotme që po zhvillohet aktualisht në Tiranë.
Zv kryeministrja thotë se kush dhunon nuk mund të quhet më protestues, por dhunues.
Ajo thekson se kryeqytetit nuk duhet të jetë simbol i dhunës, shkatërrimit dhe kaosit.
“T’i themi gjërat hapur dhe me emrin që kanë.
Kush shkatërron bizneset, sulmon Policinë e Shtetit dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues. Është DHUNUES.
Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që duhet respektuar dhe mbrojtur. Dhuna dhe vandalizmi, JO!
Tirana është kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës, shkatërrimit dhe kaosit.
Tirana meriton qytetari, siguri dhe respekt”, shkruan ajo.



