Matoshi: Unë jam demonstrues i ‘80-ve deri mas luftes, asnjë gjilpërë s’është vjedhë
19 tetor 2026
| 22:23
Shkrimtari dhe komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se në protestat që janë organizuar në Kosovë prej viteve 68′-80′-91′ nuk është vjedhur asgjë, madje asnjë gjilpërë e asnjë sakezë nuk është vjedhur, derisa në Tiranë po shohim se si disa banditë po vjedhin e po plaçitin dyçanet duke vjedhur madje edhe Iphona.
Ai komentet i bëri në Politiko në Kanal 10.
“Unë jam demostrues i viteve 80-ta e deri mas luftës, por tek ne nuk është vjedhur asnjë gjilperë e sakezë”, tha ai mes tjerash duke shtuar se po shohim në Tiranë që protestuesit po vjedhin edhe Iphona.



