Policia e Kosovës integron sistemin e gjobave në e-Kosova
Policia e Kosovës njofton qytetarët se është funksionalizuar integrimi ndërmjet Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) dhe platformës shtetërore e-Kosova duke mundësuar qasje më të lehtë dhe më të detajuar në informatat lidhur me gjobat dhe masat në trafik.
“Qytetarët njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazhit elektronik (SMS-ve), sapo të regjistrohet gjoba në sistem.
Përmes platformës e-Kosova, qytetarët njoftohen për gjoba dhe masat mbrojtëse ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin raportin përkatës të gjendjes së tyre rreth gjobave, i cili paraqitet drejtpërdrejt në e-Kosova. Raporti përfshinë informata lidhur me gjobat e papaguara, masat mbrojtëse për persona fizik, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë shoferit si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem”, thuhet në njoftim.
Qytetarët ftohen ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për të marrë njoftime lidhur me gjobat dhe masat në trafik.



