Rritet për 25.81 % fondi për paga dhe mëditje në tregtinë me pakicë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për tregtinë me pakicë për muajin gusht 2026, të cilat tregojnë rritje të qarkullimit, numrit të të punësuarve dhe fondit të pagave e mëditjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Në muajin gusht 2026, indeksi i qarkullimit te tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje për 16,87 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Gusht 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 60,96 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 42,52 %; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 31,24 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 28,58 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postës ose internetit) me 27,20 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 14, 25 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 12,52 %; ndërsa rënie kishte te Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me (-1,06 %).
Indeksi i numrit të të punësuarve
Në muajin gusht 2026, indeksi i numrit të punëtorëve te Tregtia me Pakicë (përveç Tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave) kishte rritje për 6,24 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Gusht 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 18,47%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 14,61%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 13,50 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postes apo internetit) me 7,54 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 6,51 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 6,05 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 3,67 %; si dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 2,11 %.
Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve
Në muajin gusht 2026, indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve te Tregtia me Pakicë, përveç Tregtisë së Automjeteve dhe Motoçikletave kishte rritje për 25,81 %, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak (Gusht 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 47,24 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 44,09 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 31,00 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 28,37 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 24,80 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 24,61 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 16,99 %; si dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postes apo internetit) me 15,63 %.



