310 të lënduar për një javë nga protesta në Shqipëri
20 tetor 2026
| 08:31
Ministria e Shëndëtësisë ka bërë një bilanc të të plagosurve gjatë protestës së zhvilluar sot, ku bëhet me dije se janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë, mes të cilëve 1 efektiv, 1 protestues i mitur, dhe një përfaqësues i medias ndërkombëtare.
Ky i fundit pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.
Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin, shkruan A2CNN.
310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, mes tyre 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.



