Oriola Marashi ofron 2 mijë euro shpërblim, kush i ka humbur modeles?
20 tetor 2026
| 11:20
Përmes rrjeteve sociale, modelja ka publikuar një apel drejtuar publikut…
Modelja shqiptare Oriola Marashi po kalon momente shqetësimi, pasi qenushja e saj e dashur, Lola, është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut. Përmes rrjeteve sociale, modelja ka publikuar një apel drejtuar publikut, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve që mund të kenë parë kafshën e saj shtëpiake ose të kenë informacion për vendndodhjen e saj.
Lola është e racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë, ndërsa mban një rrip të zi, detaje që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj. Në përpjekje për ta gjetur sa më shpejt, Oriola ka ofruar edhe një shpërblim prej 2 mijë eurosh për personin që arrin ta gjejë qenushen.




