Ndihmohen me veshje sportive më shumë se 1000 fëmijë në Podujevë
Më shumë se 1000 fëmijë që u përkasin komuniteteve pakicë dhe të familjeve me asistencë sociale në Komunën e Podujevës kanë përfituar nga një palë rroba sportive.
Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Podujevës dhe Grupi Joformal i Grave Asambleiste dhe përfshiu shkollat fillore “Shaban Shala”, “Naim Frashëri”, “Ibrahim Rugova” dhe Lagjen e Komuniteteve.
Nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, i cili mori pjesë në këtë aktivitet tha se shpreson që kjo ndihmë, sado modeste, do jetë një mbështetje për këta fëmijë që të ndihen të barabartë me nxënësit e tjerë.
Drejtorët e shkollave e falënderuan nënkryetarin e Komunës dhe Grupin Joformal të Grave Asambleiste për këtë ndihmë, për të cilën thanë se është e mirëseardhur, duke pasur parasysh që kanë nxënës që u përkasin familjeve me kushte jo të mira ekonomike.
Gjatë takimit me drejtorët e shkollave u diskutuar edhe për çështje të tjera.



