Marsh sensibilizues në kuadër të projektit ‘Me ty, për shëndetin tënd’

20 tetor 2026 | 16:03

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, organizoi marsh sensibilizues në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Policisë së Kosovës, institucionet shëndetësore, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e KLSP-ve, të cilët iu bashkuan marshit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit, kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, si dhe për të përcjellë mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje për personat e prekur nga kanceri i gjirit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve vetëdijesuese që promovojnë shëndetin, mirëqenien dhe bashkëpunimin me komunitetin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tensionet janë rritur gjatë protestës, ku demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë,…