TEB Banka dhe FFK vazhdojnë partneritetin edhe për një vit

20 tetor 2026 | 19:20

TEB Banka dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë rinovuar marrëveshjen e tyre të sponsorizimit edhe për një vit tjetër. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, dhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Cihan Yilmaz u shpreh krenar për vazhdimin e këtij bashkëpunimi më shumë se dhjetëvjeçar, duke theksuar se ky partneritet është dëshmi e besimit të bankës në sportin kosovar dhe potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Ai konfirmoi se TEB Banka do të vazhdojë të jetë pranë futbollistëve tanë dhe të kontribuojë në zhvillimin e talenteve të reja.

Nga ana tjetër, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi lart TEB Bankën si një partner strategjik dhe mbështetës të fuqishëm të futbollit në Kosovë.

Ademi nënvizoi se partneritetet e tilla afatgjata janë thelbësore jo vetëm për mbështetjen financiare, por edhe për fuqizimin dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratat e ardhshme në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa…