Paris Saint-Germaini ka përfunduar pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës, me rezultat 1-0.
20 tetor 2026
| 21:58
Ishte sulmuesi francez, Désiré Doué, ai që shënoi një gol të bukur në portën e portierit Joan García, në minutën e 38-të të ndeshjes.
PSG-ja pati iniciativën gjatë pjesës së parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi, ndërsa portieri spanjoll u tregua vendimtar në disa ndërhyrje.
Kjo ndeshje i përket xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.



